Facebook "nxjerr" sërish probleme, shqetësohen përdoruesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2018, 18:09
Përdoruesit e Facebook janë ankuar sërish për mosfunskionimin e rrjetit social. Ata kanë raportuar probleme në daljen nga llogaria, të cilat besohet se kanë të bëjnë me cështje teknike.
Kur përdoruesit përpiqeshin të hynin në Facebook, i paraqitej një mesazh ku i kërkonte të ndryshonin passwordin duke dërguar një kod në postën elektronike. Rreth orës 1 të drekës janë dërguar rreth 178 ankesa për probleme, duke shtuar se kodi nuk funksionon.
Vendet e Europës janë prekur më shumë nga mosfunksionimi i Facebook.