Pothuajse 18 muaj pasi shpalli idenë për krijimin e një bordi të pavarur për ta mbajtur atë më të përgjegjshëm në vendimet e moderimit të përmbajtjes, Facebook ka zbuluar anëtarët e parë.

Të mërkurën, Facebook njoftoi një grup fillestar prej 20 anëtarësh për bordin e tij mbikëqyrës, i cili përfundimisht do të rritet në 40 persona.

Bordi përfshin Helle Thorning-Schmidt, ish-kryeministrin e Danimarkës; Alan Rusbridger, ish-kryeredaktori i The Guardian; dhe Tawakkol Karman, një laureat i çmimit Nobel për Paqe që nxiti ndryshimin jo të dhunshëm në Jemen gjatë Pranverës Arabe.

Bordi mbikëqyrës i Facebook, për të cilin kompania nisi zyrtarisht planin në nëntor të 2018, krijon një mënyrë të re për përdoruesit që të apelojnë vendimet e përmbajtjes në Facebook dhe Instagram në një organ të pavarur.

Vitin e kaluar, CEO i Facebook Mark Zuckerberg premtoi se bordi do të ishte i pavarur dhe objektiv.

Bordi ka fuqinë të tejkalojë vendimet e kompanisë në raste specifike të përmbajtjes dhe të hartojë politika për të udhëhequr Facebook në të ardhmen.

Vendimet e marra nga bordi do të jenë përfundimtare dhe të detyrueshme. Çështjet e para pritet ti marrë në shqyrtim në shtator të këtij viti.

Bordi i pavarur është një përpjekje e Facebook për të adresuar kritikat mbi mënyrën e trajtimit të gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit të dhunshëm dhe materialeve grafike.

Përzgjedhja e anëtarëve të saj është një përpjekje e qartë për të ofruar një përzierje të kujdesshme të prejardhjeve të karrierës dhe pikëpamjeve politike nga një grup i gjerë rajonesh në të gjithë botën.

Anëtarët e tjerë të bordit përfshijnë profesorë, avokatë dhe ekspertë në fusha të tilla si liria e shprehjes, të drejtat dixhitale dhe censura në internet. Pikëpamjet e ndryshme politike janë përfaqësuar gjithashtu.

 Facebook tha që anëtarët e bordit kanë jetuar në më shumë se 27 vende, dhe kolektivisht flasin të gjitha 10 gjuhët më të zakonshme në botë, dhe 16 nga 20 vendet e para.

Facebook tha që anëtarët e bordit kanë jetuar në më shumë se 27 vende dhe si grup flasin 10 gjuhët më të folura në botë.

Padyshim që vendimet e Bordit nuk do t'u pëlqejë të gjithëve, por do ti arsyetojë në deklarata me shkrim.

Bordi mbikëqyrës do t'i bëjë publike vendimet e tij në faqen e tij të internetit dhe nuk do të zbulojë informacione personale për ata që janë të përfshirë në procesin e apelit.

Ai gjithashtu do të nxjerrë një raport vjetor për të vlerësuar punën e tij dhe mënyrën se si Facebook po i përmbush premtimet e tij.

Facebook gjithashtu ka krijuar një fond prej 130 milion dollarësh për financimin e operacioneve të Bordit.

/Ora News.tv/