“Facebook është kthyer në një bishë”

Hetuesit e OKB kanë akuzuar rrjetin social Facebook për luajtjen e një "roli përcaktues" në nxitjen e urrejtjes ndaj muslimanëve Rohingya në Myanmar.

Një nga ekipi i hetimit të akteve të mundshme të genocidit tha se Facebook "është shndërruar në një bishë".

Rreth 700 mijë muslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh që kur ushtria e Myanmar nisi një operacion në gusht kundër "rebelëve" në shtetin Rakhine.

Facebook ka thënë se nuk ka "vend për gjuhën e urrejtjes" në platformën e saj.

"Ne e marrim këtë me shumë seriozitet dhe kemi punuar me ekspertë në Myanmar për disa vjet për të zhvilluar burime të sigurisë dhe fushata kundër-fjalimi.

Kjo punë përfshin një faqe sigurie për Myanmar, në një version të ilustruar për Standartet e Komunitetit tonë dhe disa seanca stërvitje për shoqërinë civile e komunitetet lokale në gjithë vendin.

Sigurisht, gjithmonë ka më shumë për të bërë dhe ne do vazhdojmë të punojmë me eksperët lokalë për të mbrojtur sigurinë e komunitetit tonë”, tha një zëdhënëse e Facebook për BBC.

EMISIONET