Facebook dhe Twitter fshijnë mbi 900 llogari që lidhen me fushatat e Rusisë dhe Iranit

Facebook dhe Twitter fshijnë mbi 900 llogari që lidhen me fushatat e

Rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter kanë njoftuar mbylljen e llogarive që kanë qenë të lidhura me Iranin apo Rusinë për shkak të aktitvitetit të tyre me qëllime "manipuluese".

Më shumë se 650 faqe facebook-u dhe grupe thuhet se janë identifikuar si mashtruese, sipas shefit ekzekutiv dhe themeluesit Mark Zuckerberg.

Ndërkohë Twitter thuhet se pezulloi 284 llogari që lidhen me Iranin.

Kjo vjen një ditë pasi Microsoft deklaroi se ka ndaluar sulmet kibernetike të Rusisë kundër grupeve konservatore amerikane.

Të martën (22 gusht) Facebook tha se ka zbuluar disa llogari, të cilat kanë publikuar materiale të pavërteta/ fake news lidhur me fushata të nisura nga këto dy shtete.

"Ne ndaluam këtë lloj sjelljeje sepse ne duam që njerëzit të besojnë në lidhjet që krijojmë", tha kompania në një deklaratë.

Edhe pse hetimet ishin ende duke u zhvilluar, shtoi rrjeti social, fushata duket se targeton njerëz nga shërbime të ndryshme interneti në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Britaninë e madhe dhe Amerikë.

Këto njoftime vijnë vetëm një ditë pasi kompania, Microsoft ka thënë se ka ndaluar sulme kibernetike ruse kundër grupeve konsevatore amerikane.

"Microsoft" thotë se, "hacker"-a rusë janë përpjekur të vjedhin të dhëna nga organizata të ndryshme politike, përfshirë Institutin ndërkombëtar Republikan dhe atë "Hudson".

Sulmi i pasukseshëm, sipas "Microsoft"-it synonte të tërhiqte njerëzit që të vizitonin "domain"-e të caktuara, gjë që do t'iu mundësonte "hacker"-ave të shikonin dhe vidhnin informacionet e tyre.

Sipas "Microsoft"-it, ky aktivitet është në vijim të ngjarjesh që ndodhi në vitin 2016 në SHBA dhe në zgjedhjet e 2017-s në Francë.

Nga ana tjetër Rusia ka mohuar kryerjen e sulmeve kibernetike mbi institucionet amerikane.

EMISIONET