Fabian Topollaj, anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora. Gjatë intervistës ai është shprehur se Tirana ka nevojë për më shumë ambjente të gjelbra dhe një ndër to ka qenë edhe Parku Rinia para se Erion Veliaj ta bëntë me duma.

Fabian Topollaj: Është e palogjikshme dhe jo normale që neve të ndërhyjmë duke i shkatërruar apo shëmtuar ato pak ambjente të gjelbra që i kanë mbetur Tiranës. Parku Rinia ishte një ndër to. Ishte një hapësirë e gjelbër dhe shumë e mirë mes qytetit. Mund të shtoheshe intesiteti i gjelbërimit, por nuk kishte pse të bëheshe me këto dumat me dhe, të cilat janë bërë fare pa projekt sepse i bie që shiu i parë i përmbyti dhe i ktheu në liqene të vogla. 

Disa njerëz thonë se qëllimi kryesor i kësaj afere nuk ka qenë të shpenzoheshe një shumë e madhe 1 miliard lekë të vjetra sipas zërave të projektit, por qëllimi kryesor ka qenë që një nga klientët e Erion Veliajt që hap shumë gropa dhe ndërton pallate, nuk ka ditur ku të çojë dheun dhe idea e këtij projekti është ndërtuar mbi nevojën e tij për të hedhur diku. Pra e kanë kthyer pak a shumë qendrën e qytetit një vend grumbullimi për dheu.

Arjola Shehu: Kjo sigurisht që është një shaka apo jo?

Fabian Topollaj: Unë kam dëgjuar dhe ka pasur një investigim që thoshte se e tëra ka qenë ku të hidheshe dheu i atij klienti.

Arjola Shehu: Po pse ka pak vende ku mund të hidheshe dheu?

Fabian Topollaj: Nuk ka shumë vende në Tiranë. Ata që merren me atë punë, e dinë që është problem ku do depozitosh dheun që do nxirret. Është sasi shumë e madhe.

/Ora News.tv/