Evi Reçi: Humba kur isha një vjeç, nëna ime vetëm qante

E ftuar në "Prive", moderatorja Evi Reçi ka treguar një histori që ka ndodhur shumë vite më parë dhe që e kujton ende.

Në vitin 1991 kur ishte një vjeç, ajo ka hapur derën e shtëpisë dhe është larguar pa dijeninë e prindërve. Prindërit e alamuar nuk dinin ku ta kërkonin dhe në fund e gjetën në një oborr ku kishte muzike.

“Ka qenë viti 1991, unë kam qenë vetëm 1 vjeç, kur humba nga prindërit e mi. Thjesht hapa derën e shtëpisë dhe ika, u drejtova në një destinacion të panjohur . Prindërit e mi nuk dinin ku të më kërkonin. Mamaja ime vetëm qante dhe në fund më gjetën në një oborr ku kishte muzikë dhe unë kërceja. Në fakt ka qenë një çmenduri që ende sot e kujtoj", u shpreh Evi Reçi.

EMISIONET