Një pjesë të rëndësishme të sfidave në fazën e 1/16 e kompeticionit Uefa Europa League u mbyllën duke prodhuar rezultatet surprizë. 

Kështu Interi hodhi një hap të sigurt drejt fazës së 1/8-ave pasi fitoi në sfidën e parë ndaj bullgarëve të Ludogorets në Razgard me rezultatin 0-2. Eriksen shënoi golin që zhbllokoi sfidën duke shënuar edhe finalizimin e parë me ziklatrit ndërsa në fund me një penallti Lukaku i coi shifrat përfundmitare në 0-2. 

Sevilla barazoi 1-1 në Rumani ndaj Cluj një ndeshje në të cilën e pa veten në disavantazh por shifrat u barazuan El Nesyri në minutën e 82-të. Vazhdon të surprizojë Getafe që me gola të Deyverson dhe Kenedy mposhti 2-0 Ajaxin në sfidën e vajtjes, një nga skuadrat që është favorite për suksesin final. Nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 Manchester United në fushën e Club Brugge me belgët që kaluan të parët në avantazh me Dennis por Martial barazoi që në pjesën e parë. 

Mund të konsiderohet pothuajse i kualifikuar në raundin e 1/8-ave Eintracht Frankfurt që duke se ja ka marë dorën Europa League pas ecurisë fantastike sezonin e kaluar pasi në  Gjermani mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Salzburgun falë një 3-golëshi të japonezit Kamada dhe finalizimit të Kostic. Një fitore të lehtë mori edhe Sportingu i Lisbonës që në Portugali mposhti 3-1 turqit e Basaksehir me golat e Coates, Sporar dhe Viettos. 

Visca me finalizimin e tij me penallti mbajti në lojë Basaksehirin. Përfundoi në barazim 1-1 sfida e parë mes FC Copenhagen dhe Celtic, ndërkohë që Shakthar Donetsk mposhti me shifrat 2-1 Benfican. Sfidat e kthimit do të luhen një javë tjetër për të përcaktuar edhe fatin e skuadrave në kompeticionin e dytë për nga rëndësia.

/Ora News.tv/