‘Ethet’ e zgjedhjeve në Itali, Liga e Veriut synon jugun

‘Ethet’ e zgjedhjeve në Itali, Liga e Veriut synon jugun

Ethet e zgjedhjeve të 4 Marsit, që do të mbahen në Itali kanë filluar të ndjehen në të gjitha forcat politike e kryesisht, në një transformim të jashtëzakonshëm të forcës së djathtë “Liga e Veriut”. Kjo e fundit që dikur nënvlerësonte dhe ironizonte Italinë e Jugut si vend i shkatërruar nga krimi, tani po e sheh si një mundësi të mirë për të marrë sa më shumë vota.

Liga e Djathtë e Veriut që dikur ironizonte dhe nënvlerësonte Italinë e Jugut, duke e konsideruar si një territor të shkatërruar kriminal, tani po e sheh atë si një territor të pasur me vota që mund të ndihmojë në fitoren e Ligës në zgjedhjet e marsit. Në një transformim të jashtëzakonshëm, Liga e ekstremit të djathtë ka thënë se dëshiron të heqë fjalën "Veriore" nga emri i saj dhe po paraqitet si një forcë nacionale, duke i mëshuar edhe retorikës anti-emigracion.

Gianluca Cantalamessa, kandidat i Ligës veriore në Herculaneum, ka takuar qytetarë përgjatë brigjeve të Napolit, nëpër tregjet lokale duke i inkurajuar ata që ta votojnë në zgjedhjet e 4 marsit. 40 vjecari, Cantalamessa thotë se programi i partisë së tij “më shumë vende pune për italianët” është duke fituar mbështetje në jugun e Italisë, i goditur rëndë nga papunësia. Kandidati, Gianluca Cantalamessa thotë se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës, me migrantët që hyjnë në vend dhe trajtohen më mirë se italianët.

Sondazhet tregojnë se Cantalamessa do të jetë në mesin e një kulture të politikanëve të zgjedhur për herë të parë në Italinë jugore, i hyrë më një biletë të Ligës Veriore. Shtrirja përtej fortesave të saj veriore, e udhëhequr nga kreu i saj i ashpër Matteo Salvini, ka kontribuar në popullaritetin e saj Liga Veriore është pjesë e një koalicioni të qendrës së djathtë, që përfshin partinë Forza Italia të ish kryeministrit Silvio Berluskoni. Sondazhet e opinionit thonë se blloku do të fitojë votimin e 4 marsit, por nuk do të mund të fitojë një shumicë absolute.

EMISIONET