Eshtrat misterioze në Ambasadën e Vatikanit i përkasin një femre

Eshtrat misterioze në Ambasadën e Vatikanit i përkasin një

Sipas ekazaminimeve fillestare eshtrat e gjetura në Ambasadën e Vatikanit në Romë i përkasin një femre, raporton BBC.

Eshtrat mund të jenë çelsi kyç për zgjidhjen e nje misteri të viteve 1980.

Një skelet pothuajse i plotë si dhe kocka të tjera u gjetën nga punëtorët në pronë të hënën ndërsa po bën punime.

Ato u zbuluan në bodrum ku katër punëtor po bënin rinovime.

Zbulimi i eshtrave ka rritur shpresat e familjeve të dy vajza 15-vjeçare të zhdukura në Romë në vitin 1983.

Autoritetet italiane pastaj nisën një hetim për të gjetur nëse eshtrat i përkisnin vajzave të humbura Emanuela Orlandi dhe Mirella Gregori.

Pas ekzaminimit të një kocke të legenit, hetuesit arritën në përfundimin se eshtrat i përkisnin një gruaje, thonë raportet.

Tani ata do të përpiqen të nxjerrin ADN-në nga dhëmbët dhe kafka për ta krahasuar me atë të vajzave.

Hetuesit pritet të përfundojnë testet e ADN-së së kockave brenda 10 ditëve.

Çfarë i lidh vajzat e zhdukura me këtë pronë?

Babai i Emanuela Orlandit ishte punonjës i Vatikanit.

Ajo nuk është parë që nga 22 qershori i vitit 1983, kur u zhduk pasi mori disa mësime të flautit në qendër të Romës. Orlandi u pa për herë të fundit në një stacion autobusi.

Ndër ata që kishin lidhje spekulative me rrëmbimin e supozuar të saj, ishte një mafioz italian Enrico de Pedis, i cili është vrarë, si edhe një bandë që po përpiqej të lironte një të armatosur turk që u përpoq të vriste Papa Gjon Pali II në vitin 1981.

Mirella Gregori, gjithashtu 15 vjeç, u zhduk gjashtë javë para Orlandit, në maj 1983. Të dyja familjet gjithmonë kanë besuar se rastet janë të lidhura.

Mediat italiane raportojnë se dyshemeja e bodrumit ishte rinovuar së fundmi në vitet 1980 dhe se mënyra e varrosjes sugjeroi nuk ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Lexoni për më shumë në: Gjenden eshtra njeriu në Ambasadën e Vatikanit në Romë

EMISIONET