Nuk kanë të ndalur problemet për Milanin.

Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e Mattia Caldara, Lucas Biglia dhe Giocomo Bonaventura, kuqezinjtë mund të humbasin edhe shërbimet e Gonzalo Higuain. Argjentinasi është shumë pranë kalimit te Chelsea në këtë merkato janari dhe kalimi i tij në Londër është thjeshtë çështje orësh. E për të shmangur çdo dështim, trajneri Gennaro Gattuso mund të heq dorë prej tij që përpara sfidës së Superkupës ndaj Juventusit.

Pra, Higuain mund të mos jetë i gatshëm për sfidën e ditës së nesërme. Në të tilla kushte, Patrick Cutrone pritet të udhëheq sulmin e kuqezinjve në Jeddah. Ndërkohë, drejtuesit kuqezi nuk po mendojnë t’ia lënë gjithçka rastësisë, duke hapur sytë përrreth për një profil të ri për ofensivën e tyre.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, profili më i pëlqyer në Milanello është ai i Krzysztof Piatek, me sulmuesin e Gjenovës që është i gatshëm për të marrë udhë drejt “San Siros” që këtë merkato janari.

/Ora News.tv/