Koka: Çështja që i dha fund marrëdhënieve të Ramës me Angela Merkelin

Koka: Çështja që i dha fund marrëdhënieve të

Gazetari Bledian Koka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se kishte një çështje të fortë që lidhej me kokainë ajo që krisi marrëdhëniet midis kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Pjesë nga biseda: 

Koka: Prishja e parë mes Ramës dhe Merkelit ka ndodhur për rastin e Xibrakës. Magazinën e kokainës në Xibrakë e ka zbuluar policia gjermane. Është një dosje që vështirë se mund të dali. Rasti i hetimit të Xibrakës ka ndodhur nga gjermanët ky ka qenë rasti kur Rama doli një herë e mirë nga zyra e Merkelit dhe nuk do të pinin më shampanjë në ballkon. 

Edhe dosjen e dytë më të madhe, rastin e Habilajve e kanë hetuar italianët dhe i shkon prokurorisë duke shmangur policinë për shkak të mos besimit që ka. Vetëm këtu kuptohet se çfarë dëmi kolosal.


EMISIONET