Roberti është i dashuruar marrëzisht pas Norës, por e urren këtë gjë tek ajo

Roberti është i dashuruar marrëzisht pas Norës, por e urren

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë të dashuruar marrëzisht tek njëri-tjetri, por ekzistojnë disa gjëra që nuk i pëlqejnë.

Roberti ka zbuluar një prej veseve më të këqija të Norës duke thënë se nuk e din si ia del për të kapur koncertet ku duhet të performojë.

“Ka patur raste që e ka patur fluturimin në 10:00 të mëngjesit dhe është nisur nga shtëpia në orën 09:00. Duke i ditur rregullat që dy orë para duhet të jesh në aeroport, ajo niset në orën 9. Arrin, hipën në avion dhe shkon në koncert. Unë s’e kuptoj si ia del. Për të dalë në ndonjë takim, darkë, dasmë, gjithmonë vonohet, kështu që kjo më ka penguar gjithmonë te Nora”, ka rrëfyer ai në një intervistë për Revistën Class.

Kujtojmë se cifti gëzon një marrëdhënie të fortë dhe janë shumë të lumtur së bashku.

EMISIONET