A është e vërtetë që artistët janë të përçarë?

A është e vërtetë që artistët janë të

Një ndër temat më të përfolura të kohëve të fundit është debati i hapur mes artistëve me ministren Mirela Kumbaro për projektligjin e ri. Artur Zhejin e kemi parë shpesh në studio televizive ku jep opinione për cështjet e ndryshme që prekin Shqipërinë.

Në një intervistë për emisionin 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, ai rrëfeu një histori interesante pasi u pyet nëse artistët janë pak të përcarë.

"Ka një keqinterpretim që bëhet. Njerëzit kur marrin një goditje, jo të gjithë e marrin njësoj. Do të bëj një ndërkallje. Kur kam qenë në atë reporterin e luftës në Dubrovnik dhe një mëngjes u zgjova në 5 se do shikoja një ngjarje të rrallë. Atëherë nuk kishim kamera për fat të keq. Nisja e rezervistëve për në front, pra një pikë takimi ku rezervistët, burra mbi 40 vjec, ishin të ftuar për të shkuar në luftë. 

Nuk ke shance që në kohët e sotme ta shohësh një gjë të tillë. Por luftë reale, nuk po flas për film. Më thanë që është filan stacion në qendër të Zagrebit. Unë shkoj dhe më kujtohet një cift. Një burrë dhe një grua kinge bjonde, ky ishte i veshur me rroba ushtarake dhe kjo shumë elegante. Po rrinin në një stol. Vjen thirrja që do niseshin për në front. Këto u cuan dhe unë po i ndiqja. Nuk folën fare. Duke ndejtur përballë, sy më sy, bashkuan kokat me ballë dhe në një moment të caktuar transmetuan energji dhe folën në një mënyrë të pazëshme. Zëri i thirri dhe një herë dhe ata u shkëputën. 

Ai iku, ajo ndejti dhe pak sekonda e u largua në heshtje të plotë. Kjo është ndarja më aristokratike. Ngjarje e vitit 1995. Të kthehemi tek aktorët. Atyre i ka ndodhur një luftë. Disa ulërasin, disa thonë se lufta me shtetin fiton shteti dhe ruajnë vendin e punës. Nuk është faji artistëve. Është hall i madh. Ata nuk duhet të kishin hall, por luks. Nuk shkoi ministrja tek aktorët, një pjesë e tyre u kthyen dhe shkuan tek ministrja", tha Zheji.

EMISIONET