Ermal Meta reagon për akuzat e homoseksualitetit

Kantatutori shqiptar, Ermal Meta u komentua për prirjet e tij seksuale pasi konkuroi në Sanremo me këngëtarin Fabrizio Moro, ku rrëmbyen cmimin e parë.

Ai nuk mund të qëndronte pa reaguar për këtë rast, prandaj me anë të një postimi në Twitter shkruajti:

"Njerëz, ironizova vizatimet tuaja pa u ndjerë i ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për t’u ofenduar. Thjesht më pëlqejnë femrat, ashtu siç i pëlqejnë edhe Fabrizio-s. Nëse do të ndryshojë gjë, ju premtoj se do ta merrni vesh nga unë personalisht. Rroftë dashuria".

Të dy po përgatiten që të përfaqësojnë Italinë në Eurosong me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.

EMISIONET