Dhe pse jo në garë kantautori shqiptar Ermal Meta nuk ka munguar të lë gjurmën e tij artistike dhe në këtë edicion të '70 të Festivalit të Muzikës Italiane Sanremo 2020.

Nën autorësinë e tij, Ermal Meta sjell në Teatrin Ariston, një tjetër këngë dedikuar femrës, jetës.

Talenti i tij ka rrëfyer një histori të vërtetë, rrënqethëse.

E ka bërë me elegancë e respekt ndaj dhimbjes, por dhe me mjeshtërinë e forcës, kurajos e dinjitetit që meriton një femër.

Është historia e vërtetë që 3 viteve më parë  tronditi kronikën e zezë italiane. Është historia e një ish Missi. Quhet Gessica Notaro, ish Miss Romagna e një nga pjesëmarrëset e Miss Italia 2007. 

Sot është 31 vjece e ka mbi trup shenjat e poshtërsisë të ish të fejuarit të saj. Një bendë e sitlizuar enkas për të nga Gucci i mbulon njërin sy e flokët gështenjë të hedhur në një krah fshehin shenjat e acidit që iu hodh mbi trup 3 vite më parë.

Me acid kërkoj ta zhdukte o ta damkoste përjetë ish i fejuari i saj, i cili nuk pranonte dot vendimin e Gessica-s të ndahej, E ai zgjodhi rrugën më të poshtër; o t'ia shkrinte me acid ekzistencën o ta shëmtonte deri në vdekje.

Kantautori shqiptar Ermal Meta e rrëfeu me art, historinë dramatike të Gessicas, e së bashku me një tjetër kamtautor italian Antonio Maggio realizuan këngën "La faccia e il cuore" (Fytyra e zemra).

Është historia e Gessica-s por dhe kënga e Gessica-s, pasi ajo ka një zë të mtekullueshëm, e të këndoj është një nga pasionet e saj. 

Gessica Notaro e vlerësuar nga Presidenti italian Sergio Mattarella me titullin "Kavaliere e Republikës" për kurajon he forcën e treguar duke përdorur dhimbjen e saj në shërbim të ndihmës ndaj femrave të dhunuara, ishte e ftuara speciale në natën e parë të Sanremos 2020.

Në duet me Antonio Maggio ajo këndoi në Teatrin Ariston të Sanremos historinë e saj të jetës. Është fytyra e zemra e Gessica-s, e refreni  thotë;

"Mbaji duart në xhep

mbaji duart në xhep

e nëse i nxjerr 

bëje veç për një përkëdhelje…"

/Ora News.tv/