Ermal Mamaqi shfrytëzon miqësinë dhe i vjedh batutat? Eglein Laknori tregon si qëndron e vërteta

Ermal Mamaqi shfrytëzon miqësinë dhe i vjedh batutat? Eglein

Aktori i humorit Eglein Laknori, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ku iu përgjigj pyetjev pikante të moderatores Ester Bylyku. E ndër të tjera, ai sqaroi njëherë e mirë një intervistë të dhënë mëparë, që u interpretua sikur shoku i tij i ngushtë Ermal Mamaqi, i ‘vidhte batutat’.

Ester Bylyku: Ke thënë në një intervistë që Ermal Mamaqi të vjedh batutat. Si ta kuptojmë ne këtë?

Eglein Laknori (Egi): Jo, unë Ermalin e kam vëlla. Ermali e ka filluar pjesën e televizionit pak përpara meje ishte koha që ishin SHBLSH. Edhe gjithmonë unë i thoja Ermalit, ngaqë rrinim bashkë edhe kur e sheh nga televizori të lind ndonjë batutë, dhe i thoja: “Fute këtë këtu, dëgjo vëllain tënd”.

Ester Bylyku: Pra ishin vetëm sugjerime miqësore? Sepse nga mediat është interpretuar si vjedhje.

Eglein Laknori (Egi) : Është spekullim nga mediat, unë i kam thënë Ermalit batuta, por nuk është se i ka vjedhur. Thjesht sugjerime miqësore.

EMISIONET