Numri i të prekurve nga coronavirus në shqipëri ka shkuar në 2,662,  prej të cilëve 1,034 janë aktiv numri më i madh i të cilëve është shtuar në javët e fundit.

Për këtë qëllim ministria ka kërkuar shmangien e grumbullimeve dhe takimeve politike.

"Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje për tu kujdesur për veten. Përdorni maskë në ambjente të mbyllura ku nuk mund të ruani distancën me njëri-tjetrin".

Pavarësisht kësaj kryetari i Bashkisë së Tiranës në asnjë moment nuk ndal takimet me të vetmin qëllim, propagandën.

Ky takim ku pjesëmarrja duket shumë e lartë dhe pa asnjë masë, është zhvilluar këtë të enjte.

Dhe i pyetur nga televizioni mbi rrezikun që mbart, Veliaj preferon të vazhdojë me vazhdën e provokimeve dhe të papërgjegjshmësisë.

Ka ardhur koha që shëndetësia të marrë përsipër rolin e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Nuk janë vetëm kafenetë që tashmë kanë dalë nga kontrolli, por dhe politika po stimulon edhe më shumë neglizhimin e situatës së pandemisë.

/Ora News.tv/