Eriksen "revoltohet" me agjentin: Do të doja të vendosja vetë

Eriksen "revoltohet" me agjentin: Do të doja të vendosja

Me merkaton e verës që ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme, shumë futbollistë kanë mbetur të trishtuar nga vendimi për të mos ndryshuar skuadër. Një prej tyre është mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, me danezin që ka pohuar se agjenti i tij nuk lëvizi, duke e lënë edhe për një vit në kryeqytetin anglez.

Do të doja të vendosja vetë, sikur të isha menaxher futbolli edhe pse unë nuk mund ta bëjë këtë. Kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi që ka shumë gjëra që hyjnë në lojë. Unë nuk lexoj ato që shkruhen për mua. Thashethemet kanë qenë më të forta, sepse kontrata ime do të marrë fund në qershor”, tha mesfushori për “Ek Ekstra Bladet”.

Eriksen është futur në vitin e fundit të kontratës në "Tottenham Stadium" dhe verën e ardhshme pritet të ndryshojë fanellë. Reali i Madridit dhe Manchester United janë dy klubet më të interesuara për mesfushorin krijues, por nuk përjashtohet që në garë për të të futen edhe Juventus, Inter, PSG apo dhe Barcelona.

EMISIONET