Erdogan bisedë telefonike me Trump: Lufta ndaj Covid-19 fitohet përmes bashkëpunimit

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Lufta ndaj Covid-19 fitohet përmes

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, janë pajtuar se lufta kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të fitohet vetëm përmes solidaritetit dhe bashkëpunimit global.

Drejtoria e komunikimeve e presidencës turke njoftoi se presidenti Erdoğan dhe presidenti Trump diskutuan pandeminë globale në vazhdim, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, shkruan Anadolu Agency.

Udhëheqësit e dy vendeve u pajtuan për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe të dhënat mbi kontrollin e efekteve të ndryshme të pandemisë së koronavirusit.

Në Turqi, mbi 10 mijë persona janë testuar pozitivë ndaj virusit COVID-19, ndërsa 168 persona kanë humbur jetën. 

Në mbarë globin, sipas të dhënave nga Universiteti John Hokins me bazë në SHBA, koronavirusi ka vrarë mbi 39 mijë dhe ka infektuar mbi 800 mijë persona, ndërsa rreth 172 mijë janë shëruar.

EMISIONET