Erdhi vjeshta, shtatori me reshje me intesitet të ulët

Erdhi vjeshta, shtatori me reshje me intesitet të ulët

Shtatori ka ardhur me reshje shiu në pjesën e parë të ditës dhe ulje të lehtë të temperaturave. Sipas Meteorologut në Institutin e Gjeoshkencave Metodi Marku i tillë do të jetë i gjithë muaji, me reshje me intensitet të ulët dhe luhatje e lehtë temperaturash. 

Vjeshta ka nisur me reshje me intensitet të ulët, ndryshim të lehtë temperaturash, ku ato maksimale variojnë në 26-27 gradë celsius. Shtatori sipas sinoptikanëve do të jetë i tillë; me shira të lehtë lokalë; moti jo i nxehtë, që meteorologët e konsiderojnë një vjeshtë tipike gjysëm shekullore.

Marku: Mbetemi në atë ditën tipike ku paraditja është e kthjellët, ndërkohë që pasditja ka zhvillime vransirash dhe reshje për një afat kohor 30 minuta ose një orë. Ne presim që gjatë pjesës së parë të kësaj jave tendenca e temperaturave të jetë në një rënie graduale, ndërkohë që pjesa e dytë e javës të ketë një rritje po graduale.

Ata që nisin pushimet tani, mund ta shftytëzojnë detin, ditët nuk do të jenë tërsisht të zymta.

Marku: Një tendencë e lehtë në rënie gjatë pjesës së parë të kësaj jave dhe pjesa e dytë me një tendencë në rritje, por edhe kjo një rritje graduale.

Vera që kaluam ishte e qetë edhe përsa i takon zjarreve. Nuk kemi patur rastet e viteteve të mëparshme me territore të shkrumbuara. Rastet e zjarrit kanë qënë sporadike të qëllimshme ose për arsye neglizhence.

EMISIONET