Era Rusi tregon si i ka përballuar zhgënjimet në dashuri

Era Rusi tregon si i ka përballuar zhgënjimet në dashuri

E ftuar në emisionin "Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ka qenë këngëtarja e njohur Era Rusi e cila njihet edhe për baladat e dashurisë.

Ajo ka treguar gjatë emisionit se është lënduar nga dashuria, por në fund ia ka dalë të ringrihe sërish.

Rudina Dembacaj: A je lënduar nga dashuria që bën kështu lloj këngësh ? 

Era Rusi: Po mendoja si ta rrotulloja, mos bëj dhe unë kot tani! Natyrisht që jam lënduar, por e kam superuar me dashuri dhe dinjitet. Unë nuk lëndohem nga të tjerët , unë e kam me veten time gjithmonë, e kam me veten time që "po unë si e lashë veten time që të arrija deri këtu" . 

Era ka treguar gjithashtu që është single dhe është në pritje të princit të saj të kaltër,  por që i ka ndodhur një problem me kalin duke e kthyer në komike bisedën.



EMISIONET