Era Istrefi shpjegon arsyen e fortë të mungesës në rrjete sociale

Era Istrefi shpjegon arsyen e fortë të mungesës në rrjete

Kohët e fundit, këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka munguar në rrjete sociale duke sjellë shumë pak momente nga jeta e saj.

Ajo e ka shpjeguar arsyen me anë të një postimi në Instagram vetëm pak javë pas operacionit të apendecitit.

“Arsyeja pse nuk po postoj shumë kohët e fundit, është se të qëndrosh jashtë internetit është një luks i ri. Unë kam shfrytëzuar kohën time për t’u shëruar pas operacionit dhe jam fokusuar në atë që me të vërtetë më bën të lumtur dhe që më ka bërë të ndihem si një qenie e gjallë.

Unë jam përgjegjëse për energjinë që jap kështu që duhet të përkujdesem që ta rregulloj një herë. Po ndjehem e shëruar dhe me pozitivitet, falënderuese dhe e bekuar”, shkruajti Era duke sjellë edhe një moment nga hiti i saj "Live it Up".

Këngëtarja shtoi se ka nisur përgatitjet për të sjellë dicka të re në tregun e muzikës.

EMISIONET