Episodet e "El Clasicos", zbulohet skandali tek goli i Messi-t (VIDEO)

Përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit e përfunduar në barazim 2-2 nuk ka kaluar pa polemika.

Një penallti e mohuar në favor të "Galaktikëve" tek rasti i Marcelo dhe faulli i Luis Suarez gjatë momentit të golit të dytë të Messi-t ka bërë që në Spanjë të krijohen dyshime që gjyqtarët favorizuan katalanasit.

Sipas asaj që raporton "Marca" arbitri kryesor Hernandez Hernandez injoroi zyrtarin e katërt i cili i tha atij se Luis Suarez kishte kryer një faull tek goli i dytë i Barcelonës, diçka që e kanë zbuluar kamerat televizive.

Pas kësaj vetë Suarez pranoi se shkaktoi faull, megjithatë, pamjet televizive kanë treguar se si zyrtari i katërt dy herë tha se ka pasur një faull nga Suarez, por ai ishte injoruar.

EMISIONET