Profesori i shkencave politike Enver Bytyçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike ne Kosovë.

I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, Bytyçi është shprehur Albin Kurtit i është dhënë një mundësi nga sovrani kosovar.

Enver Bytyci: Do të heqim taksën por do të vemi masat e reciprocitetit. Nuk e di çfarë kupton z. Kurti me ketë koncept. Z. Kurti duhet të kërkojë atë që kërkoi Grenel në Beograd, që Serbia heq dorë nga lufta kundër institucioneve të Kosovës. Nuk e di nga cila optikë e gjykon z. Kurti barazinë në shoqëri. 

Ndryshimi në Kosovë ka ardhur nga qytetarët e Kosovës në mënyrë të barabartë mes të majtës dhe të djathtës. Kosova ka votuar një rebel duke i vënë si kusht një parti tjetër që ka eksperiencë në qeverisje. Kurtit i është dhënë një shans nga sovrani. 

Po ashtu, Bytyci ka folur edhe për marrëdhënien e Serbisë dhe Shqipërisë me Kosovën, duke shtuar se duhet që duhet të ndalë show politik.

Bytyci tha se Kurti duhet të mos këshillohet me Ramës në lidhje me Serbinë, por të flasë direkt me Vuçiçin. 

Enver Bytyci: Ka shumë njerëz të marrë peng nga politika e Beogradi, e kanë çuar Kosovën duke i ndryshuar edhe kufijtë në favor të serisë. Show politik ka qenë në shkallën më të lartë, ka munguar vullneti politik sidomos në tiranë për t’i ndryshuar këto marrëdhënie në shumë nivele. 

Kurti duhet ti intesifikojë marrëdhënie me Shqipërinë që t’i respektojë marrëveshjeve. Duhet të hiqet dorë nga show politik. Qeveria e Shqipërisë nuk ka pasur vullnet politik për t’i zbatuar marrëveshjet. Në raport me Serbinë, nuk duhet të bisedojë me Ramën, sepse Rama do i transmetojë planet e Vuçiç. Kështu Kurti e mëson edhe Ramën që të rrijë në zot në shtëpinë e tij. 

/Ora News.tv/