Entela Çano: Investim serioz në infrastrukturën e Pogradecit

Entela Çano: Investim serioz në infrastrukturën e Pogradecit

Emisioni "Tonight Ilva Tare" këtë të hënë është ndaluar në Pogradec për të prezantuar vlerat turistike të këtij qyteti, ku një rëndësi ka edhe infrastruktura. Entela Çano, përfaqësuese e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e cila ishte pjesë e panelit tha se ka një investim shumë serioz sa i përket infrastrukturës  në Pogradec.

Entela Çano: Ka një investim serioz sa i përket infrastrukturës, sidomos anashkalimit të aksit nacional brenda qytetit. Për këtë është investuar në unazë dhe në by pass, që do të thotë është bërë një segment i ri prej 7.6 km, i cili fillon tek by pass-i i Qafë Plloçës që do të thotë anashkalon komplet aksin nacional dhe përshkon unazën. Kjo ka shumë  benefite sa i përket imapaktit ekonomik dhe atij të turizmit. Por benefiti më i rëndësishëm është njeriu, do të thotë impakti shëndetësor dhe siguria e jetës së njeriut.



EMISIONET