Eni Vasili flet për "misterin" e unazës me diamantë në dorën e majtë

Eni Vasili flet për "misterin" e unazës me diamantë

Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili e ka mbajtur gjithnjë jetën private larg syrit mediatik. Por unaza me dy gurë diamanti në dorën e saj nuk i shpëtoi askujt.

Nisën spekulimet se në jetën e Enit mund të ketë hyrë një person i vecantë. Ajo foli për këtë cështje në emisionin "Mos i fol shoferit" në Ora News, duke e lënë ende mister historinë e unazës së shtrenjtë.

Pjesë nga biseda

Eni Vasili: Jo më kot portalet nuk flasin për mua. Unë nuk flas për veten dhe në përgjithësi nuk më pëlqen që jetën private ta bëj publike.

Rudina Dembacaj: Unazën se besoj ta kesh blerë vetë.

Eni Vasili: Dhe ta kem blerë vetë, cfarë problemi ka? Nuk i bën ndonjëherë dhurata vetes Rudina?

Rudina Dembacaj: I bëj, por jo tek ky gisht (i majti), por tek ky tjetri (i djathti).

Eni Vasili: Do që ta ndërroj atëherë.

Rudina Dembacaj: Sa kushtoi?

Eni Vasili: Ky është sekret.

EMISIONET