Eni Çobani tregon dy problemet më të mëdha në Shqipëri

Eni Çobani tregon dy problemet më të mëdha në

Ditën e sotme Eni Çobani ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ku ka folur rreth drejtësisë në vendin tonë. Ajo është shprehur se drejtësinë mund ta arrijmë të gjithë së bashku dhe jo vetem me ndihmën e institucioneve. 

“Drejtësia nuk është një gjë që vjen por fitohet me këmbëngulje dhe durim, jo duke krijuar konflikte. Nga një anë neve kërkojmë të drejta dhe jam plotesisht dakort, por a kemi detyrime? Në këtë demokraci që neve themi u bënë 30 vjet nuk po arrijmë asgjë, nuk kemi asgjë. Po mirë e keni parë këtë raportin dhe ekuilibrin e drejtë dhe detyrim, çfare kemi bërë ne si qytetarë, kush janë detyrimet tona qytetare, kundrejt atyre institucioneve apo në lidhje me ato që të na japin drejtësi?”

Çobani nënvizoi dhe dy problemet që kanë shqiptarët

 “Neve kemi dy problem shumë të mëdha në Shqipëri. Prona e cila është një nga vuajtjet që bësoj se jemi akoma në mesin e kësaj vuajtje dhe pjesa e dytë është familja. Pra familja dhe prona janë një nuk ndahen. Thonë që prona është e lidhur me shpirtin, me njeriun. Pra neve po na prishet familja dhe kemi shkatërruar njëkohëshit dhe pronat. Ne duhet të kthejmë sytë prapa, të shikojmë njëherë familjen tonë, nuklin tonë që dalim çdo mëngjes nga shtëpia. Si e kemi atë familje, e kemi të shëndetshme, a komunikojmë mirë, a i edukojmë mirë ata fëmijë, a themi të lutem, me fal, faleminderit apo vetëm shajmë? Si është bërë e mundur që të gjithë njerëzit që punojnë në këtë vend vetëm shajnë? Po nuk arritëm dot që të japim meritokracinë e duhur, ky vend nuk ka për tu bërë. Nuk mund të ngrihet vendi duke sharë, duke krijuar konflikte por duke i dhënë gjithsecilit atë që meriton.

EMISIONET