Enea Koliçi largohet nga Kukësi

Enea Koliçi nuk do të jetë një futbollist i Kukësit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Në një status në rrjetin social Futboll Klub Kukësi ka falenderuar Koliçin për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e skudrës.

Koliçi është aktivizuar në 3 sezone me Kukësin, ku ka luajtur në 86 ndeshje dhe ka arritur të fitojë Kupën, Superkupën dhe titullin Kampion.


EMISIONET