Ende larg krijimi i qeverisë së re italiane

Ende larg krijimi i qeverisë së re italiane

Ka nisur sot një javë e rëndësishme për politikën italiane. Kanë mbetur vetëm 5 ditë nga nisja e punimeve të Legjislaturës së re paralamentare pas zgjedhjeve të 4 marsit e ujërat politike janë gjithnjë e më të turbulluara.

Lëvizja 5 yje nën peshën e forcës kryesore politike në Parlamentin e ri, ka përfunduar gjatë ëeekendit negociatat me të gjitha forcat politike për identifikimin e emrave që do të drejtojnë kryesitë e Dhomës së Deputëtëve dhe të Senatit.

Kanali më i privilegjuar për bisedime në këto negociatat mbetet ai me Partinë "Lidhja" të Matteo Salvinit. Duket se kryesitë e dy dëgëve kryesore të legjislaturës së re do ta marrin këto dy forcat politike e konsultimet me partitë e tjera janë bërë në frymën e transparencës dhe dakortësinë me të gjitha forcat e tjera politike, për identifikimin e emrave më të mirë që do të drejtojnë zyrat më të rëndëisshme të Parlamentit të ri.

"Nuk ka ende asnjë emër konkret", deklaron kreu i Lëvizjs Lidhja, dhe pse po arsyetojmë disa hipoteza të mundshme."

"Këto konsultime mbeten të ndara nga negociatat për krijimin e qeverisë së re", nënvizon lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio, i cili ka lënë të hapur lojën për koaliconet e qverisë së ardhshme pas deklaratave të orëve të fundit të ish kryetarit të Partisë Demokratik Walter Velroni i cili është shprehur se "mjaft prej elektoratit të PD, në zgjedhjet e 4 marsit kanë votuar 5Yjet, e nëse jemi përballë një krize qeverisëse, hipoteza e pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në një koalicion qeverisë nuk duhet të përjashtohet. "PD duhet të dialogoj por me kushte të përcaktuara e nën regjinë e Presidentit të Republikës". ka thënë ai.

Qëndrim ky krejt ndryshe nga ai i kryesisë së kasaj force politike që ka deklaruar shumë herë se do të jenë një parti opozitare në legjislaturën e re.

Negociatat për krijimi i qeverisë së re italiane mbetet për momentin në rendin e dytë të ditës e mesa duket të gjitha forcat politike presin vendimin që do të marrë Presidenti Mattarella të cilit i mbetet detyra për të përcaktuar se kush forcë politike ka fituar zgjedhjet e 4 marsit.

E vetëm pas datës 27 mars kur të jenë ngritur kryesitë e të jenë emëruar drejtimet e zyrave kryesore të Parlamentit Italian , kryeministri Paolo Gentiloni do të paraqitet në Presidencën e Republikës për të dorëzuar funksionin e qeverisë së vjetër, duke shënuar të hapur rrugën për konsultimet e qeverisë së re.

EMISIONET