Emre Can pranë Juventusit? Fundjava kontretizon gjithçka

Emre Can pranë Juventusit? Fundjava kontretizon gjithçka

Është ndoshta emri më i lakuar në merkaton e futbollistëve, por për Emre Can ka ardhur momenti për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Siç bën me dije italianja "Sky Sport Italia" turko-gjermani është në Torino dhe ka kryer vizitat mjekësore në qendrën e bardhezijtë.

Gjithashtu, "Sky" shton se Can do të zyrtarizohet si lojtar i kampionëve të Seria A, këtë fundjavë, duke "thyer" kështu dhe afatet e kontratës me Liverpool-in, kontratë e cila e mban të lidhur mesfushorin deri më 30 qershor.  

Nuk dihet nëse "The Reds" do të marrin një veprim disiplinor për Can, megjithatë, 24 vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 6 milion euro në sezon.

EMISIONET