Emrat e shqiptarëve të përfshirë në trafikun e heroinës "Kobra"

Emrat e shqiptarëve të përfshirë në trafikun e

Mediat italiane kanë publikuar emrat e 7 shqiptarëve të përfshirë në organizatën kriminale e cila merrej me trafikun e heroinës nga Turqia ose Holanda drejt Italisë dhe Shqipëria ishte tranzit.

Operacioni u kodua "Smoke Snake"

Luan Hyseni alias Luan Cika, 36 vjeç

Arian Demiri, 30 vjeç

Altin Xoxha, 47 vjeç

Xhimy Isiu, 33 vjeç

Everton Ndreraj, 26 vjeç

Eduard Shehaj, 39 vjeç

Mirjan Xhemalaj, 56 vjeç  

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në maj të vitit 2016 pas arrestimit të 4 trafikantëve e sekuestrimit të 250 dozave të heroinës së tipit “Cobret” (Kobra).

Hetimet kanë vërtetuar se heroina trafikohej nga Turqia e Hollanda drejt Shqipërisë e më pas në Itali. 

Shkatërrimi i këtij trafiku heroine u bë i mundur falë bashkëpunimit të Prokurorisë Antimafia të Napolit me Prokuroinë e Tiranës e Policinë shqiptare. 

Kater operacionet e sekuestrimit te heroines

Operacioni “Smoke Snake” ka çuar në sekuestrimin në gusht të 2016 të 38 kg marijuanë në portin e Brindizit e fshehur në serbatorin e benzinës së një furgoni të ardhur nga Greqia. 

Në dhjetor të 2016 është sekuestruar 5.2 kg heroinë nga një makinë e sapo zbarkuar në portin e Brindizit e që udhëtonte drejt Napolit. 

Në janar 2017 është arrestuar në portin e Barit një femër italiane shtatëzënë e cila kishte mbërritur nga Durrësi e mbante të fshehur në veshjne e saj rreth 630 gramë heroinë.

Në janar të 2017 është arrestuar në aeroportin e Barit një korrier italian droge i cili kishte fshehur në trup rreth gjysmë kilogramë heroinë në 38 ovule e indentifikuar falë grafisë e kontrollit mjekësor.

Në mars të 2017 është arrestuar në portin e Barit një korrier shqiptar droge me rreth 1 kg heroinë.

Me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar dhe të gjitha të mirat materiale të personave të arrestuar e të vënë nën hetim.

"Smoke Snake", heroina nga Turqia e Hollanda drejt Shqipërisë e më pas në Itali


EMISIONET