Emisioni 360grade/ AntiTepsia: “Por çfarë po zien kusia?”

Emisioni 360grade/ AntiTepsia: “Por çfarë po zien

Konferenca Kombëtare e kryeminsitrit Rama në lidhje me “Operacionin AntiTepsia”, për thjeshtimin e procedurave burokratike dhe zero korrupsionin në lidhje me administratën.

Pyetja shtrohet se përse një operacion i tillë, mbiquhet si “Antitepsia”?

Është kjo një jehonë e rastësishme që lidhet më fushatën zgjedhore të Qershorit 2017, kur termi “tepsija për skrap”, u shtjellua nga Rama, për të ftuar zgjedhësit që të mos votonin kryesisht LSI, që kishte të ashtuquajturën “filozofi të Tepsisë”, e që domethënë ndarjen e llokmave në pushtet.

Dyshimi i arësyeshëm, të çon në pikëpyetjen tjetër: Antitepsia, mos është në të vërtetë një ftesë për të spastruar administratën nga të gjithë ata që nuk kanë teserën e Partisë Socialiste?

Në Konferencën e djeshme, Kryeministri tha ndër të tjera se: “Portali i posaçëm” dhe zgjidhja e problemeve, është pasojë e Votës së 25 qershorit që e çoi tepsinë për skrap… e të tjera si këto.

Emisioni – AntiTepsia: “Por çfarë po zien kusia?”, mundohet të sqarojë opinionin publik, nëse do të ketë apo jo një operacion “fshesa”, në administratën shqiptare.

Të ftuar:

1. Senida Mesi – zv/kryeministre
2. Petrit Vasili – kryetar i Grupit parlamentar i Lsi
3. Denis Dyrnjaja – gazetar
4. Bledian Koka – gazetar

Na ndiqni sot në ora 21:00 ne "360 grade"


EMISIONET