Emigrantët largohen pas festave, fluks në Portin e Durrësit

Emigrantët largohen pas festave, fluks në Portin e Durrësit

Pas festave të fundvitit, në portin e Durrësit ka nisur të rritet numri i udhëtarëve që kanë si destinacion vende të ndryshme të Evropës.

Edhe pse numri i pasagjerëve nuk është shumë i lartë, burime nga drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit bëjnë të ditur se në dy ditët e fundit kanë udhëtuar drejt porteve italiane afro 2800 pasagjerë si dhe 1100 autovetura. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se agjencitë e lundrimit aknë vënë në dispozicion nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane 4 tragete, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme mund të shtohet edhe një target tjetër në varësi të numrit të pasagjerëve.

Ashtu si në ditët e fluksit të hyrjes së emigrantëve në vendin tonë për festat e Krishtlindjes dhe Vitin e Ri, edhe për fluksin e kthimit të emeigrantëve drejt vendeve të tyre të punës, autoriteti portual në bashkëpunim me degën e doganës dhe policinë kufitare kanë marrë masa për të vënë në dispozicion të gjithë sportelët e mundshëm në mënyrë që të mos krijohen radhë të gjata.

Sipas autoriteteve kufitare, pritet qe sot dhe neser ne mbremje te jete piku i fluksit te kthimit te emigranteve drejt italise dhe shteteve te ndryshme evropiane ku jetojne e punojne prej vitesh.

EMISIONET