Emery "shfrynë" ndaj PSG-së: Nuk është në nivelin e Barcelonës dhe Bayern Munich

Emery "shfrynë" ndaj PSG-së: Nuk është në

Pavarësisht se fitoi titullin e Ligue 1 pesë javë nga fundi, PSG nuk ka "ngrohur" opinionin e trajnerit të Paris Saint Germain, Unai Emery që beson se durimi është i nevojshëm në skuadër, pasi është shumë herët për ta krahasuar klubin parizien me gjigandët europianë, si Bayern Munich dhe Barcelona.

 “PSG është një klub i ri. Në Ligue 1 duhet të konsolidojmë forcën e këtij ekipi. Në Francë, PSG tani ka shtatë tituj, njësoj si Lyon. Për të konsoliduar këtë forcë dhe për të pasur një histori si ekipi më i mirë në Francë, ka nevojë për kohë dhe durim. Ky është një klub i ri, me ide të reja. Në ligat e tjera, Bayern Munich ka më shumë tituj se të tjerët, në Spanjë ka Real Madridi dhe Barcelona, në Itali ka Juventusi, me Milanin dhe Interin." – tha ai në konferencën për shtyp, përpara përballjes me Caen, në gjysmëfinale të “Coupe de France”.

Një deklaratë që vjen pak ditë pasi klubi francez zyrtarizoi në stol Thomas Tuchel. që do drejtojë PSG-në në sezonin e ardhshëm,

PSG festoi në mënyrë "të shfrenuar"  titullin e pestë në gjashtë vitet e fundit, pasi turpëroi kampionët në fuqi të Francës, Monaco, me rezultatin e thellë 7-1 në “Parc des Princes”. 

EMISIONET