Ka një emergjencë në Oqean Viking, anija në brigjet e Siçilisë me 180 migrantë, e cila prej tre ditësh kërkon një port të sigurt.

Gjashtë përpjekje vetëvrasjeje janë regjistruar brenda 24 orëve në anije dhe një ekip mjekësor italian u ngjit për të ndihmuar refugjatët. 

Një fakt të tillë e bëri me dije Sos Mediteranée, duke deklaruar se kapiteni ka shpallur alarmin, duke sqaruar se siguria në bord nuk mund të garantohet më.

Ministri i Brendshëm Luciana Lamorgese pritet të tregojë portin për ulje. Midis emigrantëve, 44 persona janë në kushte veçanërisht kritike, tha mjeku pasi i vizitoi.

/Ora News.tv/