Elon Musk zbulon detaje të anijes kozmike që do të çojë pasagjerë në Mars

Elon Musk zbulon detaje të anijes kozmike që do të

Elon Musk ka dhënë një paraqitje të shkurtër për projektin e tij të anijes hapësinore e quajtur "Starship".

Shefi i SpaceX-it ka publikuar një imazh këtë javë duke treguar dy pjesët e para të asaj që do të jetë së shpejti "bunkeri i provës', dhe zbuloi se mund të jetë gati për fluturimet pranverën e ardhshme.

Starship është fillimi i planeve të Musk për të dërguar njerëzit në Mars.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga përdoruesit e Twitter, Musk konfirmoi se do të përdorte çelik dhe inoks, por, shpjegoi ai, do të ketë një 'përzierje të ndryshme të lidhjeve dhe arkitekturës së re'.

"Unë do të bëj një prezantim të plotë teknik të Starship pas mjetit të testimit që po ndërtojmë në Teksas, kështu që shpresojmë në mars/prill," shtoi ai.

Biletat për të udhëtuar me anijen kozmike të Elon Musk në Mars do të kushtojnë rreth 200,000 dollarë për person.

EMISIONET