Elita Rudi në pritje të një fëmije? Ja çfarë thotë Gjiko
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2018, 19:19
Reperi Gjiko dhe Elita Rudi realizuan mbrëmë ceremoninë martesore ku u shpallën zyrtarisht burrë e grua.
Pas një dasme të madhe dhe plot aheng, erdhi koha e dedikimeve në rrjete sociale. Gjiko bëri një postim në profilin e tij në Instagram ku nxiti spekulimet se moderatorja është në pritje të një fëmije.
"Sapo i vumë themelet e familjes sonë! Ishalla me shumë beba gruja jem", shkruajti Gjiko.
Në fotografitë e dasmës nuk duket barku i rrumbullakosur, por Elita mund të jetë në javët e para të shtatzënisë.