Elbasan, 40-vjeçari përplaset nga kamioni
Një 40-vjeçar është përplasur nga një mjet tip tral në lagjen “Shënkoll” në Elbasan.
I lënduari u dërgua në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa drejtuesi i mjetit, 66-vjeçari me iniciale I. T., është shoqëruar në komisariat.
“Në lagjen "Shënkoll", Elbasan, mjeti tip tral , me drejtues shtetasin I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar një këmbësor rreth 40 vjeç, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,”-raporton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.