Ekspertja: Tek qumështi shkon vetëm 3% e aflatoksinës, imagjino drithërat

Ekspertja: Tek qumështi shkon vetëm 3% e aflatoksinës, imagjino

Ekspertja për bujqësinë, Esmeralda Ballesha e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, thotë se përqindja më e lartë e aflatoksinës është tek drithërat.

Ballesha: Ne kemi zbuluar alfatoksina tek qumështi, por ndërkohë aflatoksina është në nivele shumë të larta tek drithërat, tek kikirikët. Nuk dua të përhap panik. Një deri në 3% e alfatoksinës përçohet tek qumështi. Do të thotë që përqindja më e madhe është tek drithërat. Nuk kemi një analizë të qartë që këto produkte që kanë konsumuar kafshët janë nga vendi apo importi, apo miks i të dyjave. Duhet bërë një studim i mirëfilltë. Më duket shumë e çuditshme apatia e institicioneve. Alfatoksina mund të jetë në nivele të larta edhe tek gjalpi, por më pak tek kosi sepse ndodh fermentimi.

EMISIONET