Ekspertja e seksit: Skandaloze! Më sollën video duke kryer marrëdhënie për t'i kontrolluar

Zhaklin Lekatari, një blogere që zgjodhi të flasë hapur për seksin nëpërmjet shkrimeve të saj ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit. Ajo u bë tepër e njohur nga një material ku thoshte se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë marrëdhënie seksuale.

E ftuar në emisionin 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, ajo ka treguar se ka marrë mesazhe të ndryshme prej njerëzve në rrjete sociale.

E pyetur se cili ka qenë mesazhi më pikant që ka marrë, Zhaklina tha: "Është një djalë të cilin tashmë e kam bërë bllok. Në fillim më thoshte sa mirë që e ke hapur blogun, kemi shumë nevojë, unë me të dashurën time, këto janë problematiket tona. Përditë më shkruante me ndonjë pyetje të ndryshme. 

Në fillim mendoja që tallej por ngaqë më shkruante përditë me ndonjë problematikë të ndryshme, thoja ky mund të jetë një njeri që ka dëshirë të mësojë dhe deri tani nuk ka patur mundësi ku ti bëjë këto pyetje. Derisa një ditë më dërgoi një video të vetes dhe të dashurës së tij duke bërë marrëdhënie. Më thoshte të lutem na kontrollo nëse po bëjmë cdo gjë ashtu sic duhet, kjo besoj se ka qenë gjëja më skandaloze dhe pikante që kam marrë."

EMISIONET