Eksperti parashikon se koronavirusi në Kinë do të jetë nën kontroll në fund të muajit prillit

Eksperti parashikon se koronavirusi në Kinë do të jetë

Një ekspert kinez shprehet i bindur se koronavirusi do të vihet nën kontroll në fund të prillit.

Duke folur për një konferencë shtypi të enjten më 27 shkurt, Zhong Nanshan, drejtori i Qendrës Kombëtare Klinike të Kërkimit Klinik për Sëmundjet e frymëmarrjes, tha se ai deri më tani në mënyrë të arsyeshme kishte parashikuar saktësisht rrjedhën e virusit, shkruan CNN.

"Ne kemi parashikuar më parë se kulmi duhet të jetë në mes ose në fund të shkurtit, rezultoi se numri i rasteve të reja filloi të bjerë pas 15 shkurtit. Ne parashikuam që numri të jetë 60-70 mijë, dhe tani është 78-79 mijë në Kinë," tha ai.

Eksperti tha se parashikimet e tij origjinale globale në lidhje me shpërthimin e koronavirusit duhej të ndryshonin për shkak të rasteve të rritura jashtë Kinës.

Zhong shihet si një nga heronjtë në betejën e Kinës kundër sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS) në 2003, dhe aktualisht po udhëheq ekipin kombëtar të vendit për hulumtimin e koronavirusit.

EMISIONET