Eksperti i KiE: Me legalizimet u blenë vota në 2017, pse shqiptarët e shesin votën?

Eksperti i KiE: Me legalizimet u blenë vota në 2017, pse

Ekspertët e KiE kanë konstatuar jo vetëm fenomenin e shitblerjen por edhe mënyrat e blerjes së votës. Para, punësime në administratë si dhe favoreve klienteliste të gjitha në këmbim të votës. Të gjitha janë diskutuar gjatë një tryeze për shitblerjen e votës. Në tryezë demokratët kërkuan që votimi elektronik të aplikohet në këto zgjedhje ndërsa përfaqësueist e majtë ofruan angazhim të të gjithë aktorëve kundër këtij fenomeni.

Ekspertët e Këshillit të Europës i janë referuar të dhënave nga raportet e shqoërisë civile në Shqipëri për të treguar se sa e nevojshme është të gjenden rrugët për të evituar shitblerjen e votave. Në një tryezë me kosmisionin e posaçëm të reformës zgjedhore eksperti Quentin Reed tha që sipas këtyre të dhënave janë gjetur edhe format si blihet vota.

Quentin Reed:Shitblerja e votës është një krim që duhet ndëshkaur me lijg, por fillimisht duhet kuptuar pse votuesit e shesin voten e tyre. Nga studimet e bëra në Shqipëri, 20% të shqiptarëve u janë ofruar para për votën ndërsa 5-6% janë detyruar të marrin pjesë në aktivitete politike në vitin 2017. Shitblerja e votës realizohet në disa mënyra, në këmbim të parave, të mallrave, por edhe me anë të punësimeve në administratë. Gjithashtu edhe kontratat e legalizimit të banesave janë përdorur për të blerë votat”

Të dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm si ai i PS dhe i PD shprehën angazhimin për ta evituar këtë fenomen dhe sipas demokratëve një nga mënyrat është futja e votimit elektronik.

Bledi Çuçi:  “Shitblerja e votës në Shqipëri është një problem që prek të gjitha aspektët dhe faktorët. Për të parandaluar këtë fenomen që ndikon në zgjedhje duhet të kontribuojnë të gjithë aktorët politik, si dhe duhen adresuar sa më mirë rekomandimet e OSBE-së”

Oerd Bylykbashi:  Shitblerja e votës është një problem i vjetër dhe thelbësor, por për t’i dhënë fund këtij fenomeni duhe të ketë vullnet poltik. Një tjetër mënyrë për të reduktuar shitblerjen është votimi elektronik në zgjedhje. Gjithashtu mosndëshkimi i këtij fenomeni i jep më shumë mundësi që të zgjerohet dhe të mos ndalet”

Në tryezë një tjetër ekspert e KiE, njëkohësisht këshilltar i Gjykatës së Kasacionit në Itali solli shembull mënyrën e funksionimit të ligjit në shtetit fqinj për ta evituar shit blerjen e votës.

Antonio Corbo: “Kandidatët në Itali gjatë fushatës zgjedhore nuk mund ta kalojnë Shumen e 52 mijë euro për shpenzime elektorale, në rast të kundërt atij i hiqet mandate. Gjithashtu nësë një deputet fotografohet më një apo disa përsona të inkrimuar, i zgjedhur nga populli mund të dënohet deri në 6 vjet burg. Ndërhyrja e mafies në zgjedhje është një problem mjaft shqetësues edhe në Itali.”

Disa ditë më parë krue i grupit të PS Taulant Balla gjatë një takimi me emigrantët shqiptare në Romë premtoi përfshirjen në votime të emigrantëve, por një gjë e tillë ende nuk është diskutuar në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

EMISIONET