Kriza e shkaktuar nga koronavirusi ka ngjashmëri me krizën e luftës. Kështu ka deklaruar profesori i historisë ekonomike, Albrecht Ritschl në një intervistë për DW.

Sipas tij kjo krizë mund të arrijë përmasat e krizës ekonomike botërore.

“Ne ndodhemi në fillim të krizës Ajo mund të jetë po aq e fortë sa kriza ekonomike botërore e fillimit të viteve tridhjetë të shekullit të 20-të. As një rënie e produktit bruto në vend me rreth 20% nuk mund të përjashtohet. Premisat janë të errëta dhe kjo varet se sa do të zgjasin masat e karantinës”, u shpreh Ritschl.

Ai e krahason këtë krizë me atë të ekonomisë në kohën e luftës, ku të gjitha lokalet dhe dyqanet u mbyllën.

“Krahasime është e vështirë të bëhen. I vetmi krahasim i saktë mund të jetë me ekonomitë e luftës. Gjatë luftërave botërore kudo u mbyllën lokalet, dyqanet e vogla dhe ndërmarrjet e zejtarisë. Arësyeja ishte natyrisht, që të liroheshin burime për ekonominë e luftës. Tani nuk e kemi këtë situatë. Megjithatë qysh tani mund ta thuash, se disa sektorë mund të tkurren ngjashëm si në kohë lufte. Gjatë luftrave në sektorë të tillë ekonomia ka rënë deri në 70 përqind”, shprehet profesiori.

/Ora News.tv/