Eksperti i ekonomisë: Janë mbyllur lojrat e fatit? Paratë po ikin jashtë vendit

Eksperti i ekonomisë: Janë mbyllur lojrat e fatit? Paratë po ikin

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi i ftuar në studion qëndrore të lajmeve në RTV Ora e quan populiste vendimmarrjen per mbylljen e lojrave të fatit.  Një vendim kundërproduktiv për ekonominë pasi të gjitha paratë poi kin jashtë vendit.

 “Vendimarrja ishte bazuar në qëndrime populiste. Askush nuk është kundër lojrave të fatit në tërësi por të ishin legjitime. Askush nuk është kundër që të ishin jashtë qytetit por jo të mbyllen në tërësi, sepse po ndodh kjo: Paratë po ikin jashtë vendit, diku përmes bankave, diku përmes celularit, lojrave online.

Ishte kundërproduktive. Nuk po them pastaj mbylljen e mijërave vende pune formale e informale. Vendimmarrje të tilla vlejnë në pikëpamje populiste por janë kundërproduktive në ekonomi" U shpreh Zef Preci në intervistën në studio me gazetaren Beti Njuma.

EMISIONET