Eksperti bën thirrje për dhurimin e plazmës nga pacientët me koronavirus të shëruar

Eksperti bën thirrje për dhurimin e plazmës nga pacientët me

Një ekspert nga Wuhan-i u ka bërë thirrje pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri që janë shëruar për të dhuruar plazmë në spitale.

 Zhang Dingyu nga spitali "Jinyintan" i Wuhan-it shpjegon: "Ka një numër të madh antitrupash te pacientët e shëruar dhe kjo mund të luftojë virusin. Unë sinqerisht shpresoj se pacientët e shëruar do të vijnë në spitale për të dhuruar plazmë, në mënyrë që të punojmë së bashku për të shpëtuar pacientët që janë ende duke luftuar me sëmundjen."

Autoritetet kineze të shëndetësisë thonë se afro gjashtë mijë pacientë të infektuar me "Covid-19" kanë dalë nga spitali pas shërimit që nga fundi i të mërkurës. / Marrë nga CRI/

EMISIONET