Ekskluzive/ Teuta nuk ndalet, arrin akordin me mbrojtësin shqiptaro-grek

Përforcimet e Teutës nisin nga prapavija.

Pasi firmosi me mesfushorin, Rustem Hoxha, klubi bregdetar zyrtarizoi pak orë më parë mbrojtësin 33 vjeçar, Blagoja Todorovski. Por, merkato e durrsakëve nuk ndalet këtu. Burime për Rtv Ora zbulojnë në mënyrë ekskluzive edhe futbollistin më të ri që do të vesh fanellën e "djemve të detit".

Bëhet fjalë për Alexandros Kouros, djaloshin e lindur në Poliçan, por i natyralizuar në grek. 25 vjeçari ka arritur akordin me klubin e Teutës dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet.

Kouros luan në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa vjen te Teuta nga radhët e PAE Kërkyra.

EMISIONET