EKSKLUZIVE/ Prapaskenat e së ardhmes, Lerda: Para Tiranës takova Ramën dhe më tha ...

EKSKLUZIVE/ Prapaskenat e së ardhmes, Lerda: Para Tiranës takova

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda në një intervistë ekskluzive për "Ora Sport" në Rtv Ora zbuloi prapaskenat e thashethemeve që qarkulluan në ditët e fundit rreth të ardhmes së tij në stolin e të kuqve. Për gazetarin, Isa Halili, italiani pohoi se kishte folur përpara ndeshjet së fituar me Tiranën me drejtorin Rama, i cili i kishte ofruar siguri.

"Besoj se nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj që është përfolur rreth të ardhmes time. Kam folur me drejtorin, Rama dhe nuk kam pasur presion para ndeshjes.

Emocionet e derbit? Ishin emocione të bukura. Më pëlqej koreografia. Sigurisht që kam qënë mjaft i kënaqur për mbështetjen që i dhanë skuadrave. Nuk kisha mundur ta shijoja këtë derbi. Jam mjaft i bindur se jo vetëm ne, por edhe ekipet e mëdha kanë nevojë për tu përmirësuar. Besoj se do të jemi më në formë në të ardhmen.

Lojtarët jashtë pozicionit? Belica luan qendërmbrojtës. Asani nuk është mesfushor, është një sulmues i avancuar. Mala mund të bëj edhe rolin e mesfushorit të qendrës, por duhet të përmirësohet ende.

Mala në të djathtë të mbrojtjes? Për sa i përket pozicioneve të ndryshme, ne duhet të festojmë rezultatin e marrë sot dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë në javët e ardhshme,"-tha Lerda.

EMISIONET