Ekskluzive/ Edmond Dosti rrëfehet për mikrofonin e Sulçe: Erdha për të parë Partizanin kampion

Ekskluzive/ Edmond Dosti rrëfehet për mikrofonin e Sulçe: Erdha

Një prej legjendave të futbollit shqiptar, Edmond Dosti, kampion me Partizanin në sezonin e largët, 1992-1993 erdhi për të parë nga afër kurorëzimin sërish kampion të skuadrës së tij të zemrës.

Për mikrofonin e gazetarit të "Rtv Ora", Altin Sulçe, golashënuesi më i mirë i atij sezoni, me 21 gola, u bë pjesë e festës me të kuqtë, teksa rrëfeu të gjithë emocionet e atij titulli.

"Kam ardhur special vetëm për të parë derbin dhe duke shpresuar se do ta fitomin dhe për fatin e mirë ne e fituam dhe për shpalljen e Partizanit kampion pas 26 vitesh. E kemi dashur që ky titull të vinte më shpejt, por vështirësitë e Partizanit, që nga shumë persona dihen. Pritja ishte shumë e madhe dhe erdhi tani pas 26 vitesh. Dëshira ishte shumë e madhe. Por tashmë pas 26 vitesh mu realizua ëndrra që kur isha i vogël e doja Partizanin gjithmonë kampion. Kam pasur një zhgënjim për brenda. Kam pasur shumë pikëpyetje se pse Partizani nuk po ngjitet aty ku i takonte. Kam qënë kritik në shumë raste dhe besoj se këto edhe ia kanë vlejtur."-tha mes të tjerash Dosti.

EMISIONET