Teksa po afrohej Dita e Nënës, 33-vjeçarja Aya (jo emri i saj i vërtetë) po menodnte dhuratën për nënën e saj nënën e saj. Por nuk ajo nuk e imagjinonte se nëna e saj do ndërronte jetë po atë ditë.

Nëna e Aya ishte ndër 10 viktimat e para nga Covid-19 në Egjipt.  Edhe pse nëna e saj u përkeqësua për një javë, Aya kurrë nuk mendoi se ajo do të largohej nga kjo botë. Ajo kujton momentin e tmerrshëm që përjetoi kur dëgjoi lajmet.

"Unë i thashë vëllait tim se është gënjeshtër. Ai më tha më herët se ajo po bëhej më mirë," thotë Aya. "Ne shpresonim që ajo do të kthehej në shtëpi për ditëlindjen e saj në prill, pasi ajo ishte shtruar në spital disa ditë para Ditës së Nënës. Ne festonim të dyja festat në një ditë."

Nëna e Aya u dërgua në një spital karantinë në rrethin Helwan, në jug të Kajros, pasi rezultoi pozitive me Covid-19 dhe të nesërmen humbi jetën. Mosarritja për të thënë lamtumirë nuk ishte sfida e vetme për Aya.

Në të njëjtën ditë kur nënëa e Aya-së ndërroi jetë, të gjitha lutjet dhe predikimet u pezulluan në të gjithë vendin. Gjithashtu  u urdhëruan të mbyllen të gjitha xhamitë gjithashtu.

Kështu që, Aya u detyrua të kryente lutjet brenda morgut të spitalit. Deri më tani, më shumë se 2,000 njerëz në Egjipt janë infektuar dhe të paktën 160 kanë vdekur nga koronavirusi.

/Ora News.tv/