Një ish-oficer policie ka kontaktuar prostituta nga kompjuteri kombëtar i policisë para se t’i takonte ato për seks.

Christopher Taylor, 36 vjeç, nga Rochdale Mançester, i cili kontaktoi tre punonjëse e seksi gjatë orarit të punës u dënua me 8 muaj burg në Gjykatën e Kurorës Liverpool pasi u deklarua fajtor për sjellje të keqe në zyrën publike, dhe hyrje të paautorizuar në kompjuterin e policisë.

Në gjykatë është zbuluar se ish-oficeri ka bërë rreth 700 kërkime të paautorizuara nga kompjuteri kmbëtar i policisë për të mbledhur informacion për familjen, miqtë, oficerët e policisë, grupe kriminale, puntore seksi etj.

/Ora News.tv/